Gjykata e apelit Shkoder ka lehtesuar masen e sigurise per te arrestuarit e pak koheve me pare per sulmin ndaj KZAZ-ve ne Shkoder. Apeli ka vendosur detyrim paraqitje per dy punonjesit e bashkise shkoder Adi Garuci e Aleks Ndoj, si dhe detyrim paraqitje per dy policet bashkiake Alfred Nikolli e Gentian Bytyçi si dhe per militantin e partise Demokratike Orlando Thepi. Ndersa eshte liruar nga te gjitha akuzat protestuesi Cesk Toma. Seancat gjyqesore jane zhvilluar te ndara nga njera – tjetra, ku avokatet mbrojtes i cilesuan te paligjshme ndalimet, si dhe kundershtuan akuzat e prokurorise per klientet e tyre. Pas shqyrtimit te provave te paraqitura, si dhe argumentave te pales mbrojtese, si dhe organit te akuzes, u vendos per te gjithe vetem detyrim paraqitje, duke njohur keshtu zbutje te mases se sigurise.

LEAVE A REPLY