Kapet me 3 milion euro drogë shqiptari, i kishte fshehur tek…

0
1452

Një shqiptar 39 vjeçar është arrestuar në Itali me një shumë të konsiderueshme droge që kapte vlerën e 3 milion eurove.

Shqiptari i ndaluar është Emiljano Keçi, dhe prej dy javës banonte në një banesë të marrë me qevra në Bergamo.

Arrestimi i tij u bë pas konstatimit nga policia të lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit, ku pas kontrollit në çantë iu gjetën rreth 1 kg kokainë.

Në një kontroll të mëtejshëm në banesë, shqipotarit iu gjetën edhe 18 kg kokainë tjetër, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë.

Sipas medieve italiane kokaina në banesë ishte fshehur në motorin e frigoriferit.

Po nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 3 armë zjarri, një prej të cilave me silenciator, si edhe edhe prova të tjera.

Sipas ekspertëve të luftës kundër narkotrafikut droga e sekuestruar llogaritet në 3 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here