I ardhur më shumë si nje teknicien që kishte hulumtuar në sistemin e drejtësisë në antimafian italiane, ai shpejt u kthyer si një “politikan oportunist”, sapo mori detyrën e rëndësishme në Shqipëri. Kreu i ambasadës së BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i njohur tashmë për disa qëndrime gati unik me qeverinë në lidhje me votimet e njënshme, monopartiake të 30 qershorit, kohët e fundit po tund në duar flamurin e reformës në drejtësi.

Sot kërkohet më shumë se gjithçka që të zbehet batërdia e 30 qershorit, që përveçse solli në vëmendje votimet moniste, tenton që ti mbrojnë, edhe nga çmenduaria Rilindase, e cila ndonëse e vetme në votime, nuk i shpëtoi tundimit dhe vesit të vjetër të manipulimit të rezultatit, veçanrisht me shtimin fiktiv të pjesëmarresve në votime.

Duke mos pasur argumente në duar për të nxjerrë të pastër një proces tërësisht fars, që solli 61 bashki të rrëmbyera pa garë nga partia në pushtet, edhe disa ambasadorë të vendeve të huaja po ndjekin linjën qeveritare: “shkëputjen e vëmendjes nga skandalet e vërteta”. Gjithnjë i vetmi “argument” për të shuar trysninë mbi skandalet, është tundja e flamurit të Reformës në Drejtësi.

“Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”- shkruan Soreca, pas takimit që pati me drejtuesen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Edhe ky anim nga sistemi i ri i drejtësisë, është formë që po ndjekin disa ambasadorë lehtësisht të vetëofrueshëm nga pushteti.

Po kush është Soreca, që tregon gjoja “paanshmëri”, në këtë situatë kaotike që po kalon vendi? Në kulmin e debatit për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Rama në një takim rutinë në fillim të qershorit, i dërgonte Sorecës sms në Whatsapp, ku përfliteshin drejtuesit e opozitës, ndërsa ambasadori mban të njëjtën linjë me kreun e qeverisë sonë.

Rama i shkruante: “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”. Më pas në tekstin anglisht, përmendet prej Ramës edhe Fatmir Mediu, i cili kishte shprehur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj. “Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetutë…”-shkruan Rama. Soreca i përgjigjet italish me fjalën: “Çmenduri”…! dhe më tej vijojnë bisedën “shoqërore” në anatemimin e liderëve të opozitës.

Ai është ambasadori i BE-së në vendin tonë dhe pasi t’i përfundojë mandati do largohet si shumë të tjerë, duke lënë pas një vend me demokraci të rrënuar dhe një qeveri që praktikisht i ka kapur të gjitha institucionet e pavarura në vend.

Për këtë pjesë duhej të ishte shqetësuar më shumë Soreca dhe homologët e tij, për më tepër që vijnë nga vende ku standardet zgjedhore dhe ndarja e pushteteve është themeli i gjithçkaje. Luigi nuk është ligji, pasojat e rënda, edhe për shkak të qëndrimeve të rangut ambasadoresk, po i vuan shoqëria jonë nga mbrojtja që të huajt me peshë të cunguar po i bejnë Ramës në këto momente të vështira. Flet ministresh Elisë për reformën në drejtësi, mban ison edhe Luigi! Fort e trashë forma për të mbështetur kryeqeverisësin.

Nga Boldnews.al

LEAVE A REPLY