Raporti i KE/ Tabaku: Mënyra e vetme për të shpëtuar nga ngërçi ekonomik është…

0
560

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Raporti e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Raporti thekson më tej se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Lidhur me këtë raport reagon edhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Sipas saj, kjo tregon se jemi të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik.

“Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve”, shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Të fundit në rajon për çdo tregues ekonomik!

Në garën rajonale për zhvillimin ekonomik Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës. Pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan dhe një ditë pasi DASH raportoi se si na shohin investitorët e huaj, raporti i fundit i BE jep detaje të krizes së thellë që ka kapluar ekonominë tonë.

Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në rënditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë.

Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here