Soreca:Presidenca rumune,sinjale pozitive për Shqipërinë

0
548

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka vlerësuar punën e bërë nga presidenca rumune në këshillin e BE-së në këto ditë të vështira.

Sipas tij, presidenca rumune ka bërë përpjekje të shumta, veçanërisht në zgjerimin e këtij unioni me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ku dhe ka dhënë rekomandime pozitive për vendin tonë.

“Presidenca rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Evropian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Evropian. Pozicione e reja te Komisionit Evropian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca në ceremoninë përmbyllëse të këtij funksioni.

Kurse ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea, tha se një nga pikat kryesore të punës së tyre ka qenë pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i BE-së.

“Kemi punuar për një Evropë më të mirë. Jemi përpjekur të avancojmë sa më shumë axhendën evropiane. Jemi përpjekur të mbajmë premtimet tona që kemi dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi pasur rezultate të mira dhe mbi të gjitha jemi përpjekur të qëndrojmë neutral. Kemi qenë në gjendje t’i arrinim të gjitha prioritetet tona, në Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht në Shqipëri. Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin. Sa i përket integrimit, mendimet kanë qenë gjithmonë pozitive”, tha Perpelea për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here