Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Akuzat e PD për parregullsi në zgjedhjet e 30 qershorit, reagon PS...

Akuzat e PD për parregullsi në zgjedhjet e 30 qershorit, reagon PS Vau i Dejes

0
831

 

Partia Socialiste Vau Dejës i ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratat e PD përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me parregullsitë në procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit për Vau Dejës.

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Vau Dejës, Agron Ceka shprehet se procesi në bashkinë Vau Dejës ka qenë i rregullt duke hedhur poshtë akuzat e PD.

Sipas Cekës ditën e shtunë pas mesnate kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore tek KZAZ 6 Bushat të cilat u dogjën pak ditë përpara 30 qershorit dhe të pranishëm kanë qenë vëzhguesit e OSBE ODIHR duke cilësuar të pavërteta pretendimet e PD se këto materiale mëngjesin e 30 qershorit kanë qenë në doganën e Hanit të Hotit. Ceka thotë se ish kryebashkiaku i Vau Dejës, Zef Hila ka pranuar publikisht në media se sulmi për djegien e KZAZ 6 është bërë nga vetë PD duke qenë kontradiktor me deklaratën e sekretarit Bardhi se ai sulm ishte një skenar i PS….

Ceka hedh poshtë edhe pretendimet për anëtaren PS të KZAZ 6 në Bushat Kristina Ndoja duke thënë se kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen si kandidate për këshillin bashkiak të Vau Dejës dhe e ka paraqitur atë në KQZ.

Ky reagim i PS Vau Dejës vjen si kundërpërgjigje pas deklaratave dhe pretendimeve të PD lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit në atë bashki ku fitues u shpall Mark Babani i PS, i vetëm në atë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here