Avokati Jordan Daci: Zgjedhjet e 30 Qershorit ne Vau Dejes, proces i deshtur dhe i manipuluar

0
801

Zgjedhjet e 30 Qershorit ne Bashkine Vau Dejes jane modeli i nje procesi te deshtuar dhe te manipuluar. Kjo ka qene deklarata e avokatit te njohur per ceshtjet zgjedhore Jordan Daci i cili po merret pikerisht me kete ceshtje ne Bashkine Vau Dejes.

Avokati Daci ka vene theksin tek fletet e votimit nderkohe qe ka theksuar se dokumenti doganore i siguruar tashme dhe i bere publik eshte nje prove e forte e cila hedh dyshime te arsyeshme se procesi i zgjedhjeve te 30 Qershorit eshte i manipuluar

Nga ana tjeter ai rendit edhe nje sere shkeljesh te tjera te procesit sic eshte edhe rasti i anetares se KZAZ 6 e cila pervec se e punesuar ne kompaninen e kandidatit te PS eshte edhe kandidate ne listen e keshilltareve te PS

Daci u shpreh se ka prova te mjaftueshme qe procesi te behet nul

Daci nder te tjera deklaroi se do te ndiqen te gjitha procedurat ligjore per te hedhur poshte procesin dhe zgjedhjet te ribehen ne Bashkine Vau Dejes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here