Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Lleshaj: Urojmë që askush të mos çmendet, për të zaptuar zyrat

Lleshaj: Urojmë që askush të mos çmendet, për të zaptuar zyrat

0
559

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka kërkuar nga kryetarët aktual të Bashkive që të lirojnë zyrat brenda afateve që përcaktohen në kushtetutë.

Në një takim me prefektët ai kërkoi nga këta të fundit angazhim maksimal në procesin e konstituimit të strukturave të pushtetit vendor të zgjedhura më 30 qershor.

Lleshaj: Zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt. Të gjithë jemi të përkohshëm në zyrat ku jemi. Kohën na i përcakton ligji. Urojmë që askush mos të çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë.

Ministri sqaroi se ardhja e kryetarëve të rinj të bashkisë nuk do të shoqërohet me ndryshime në administratë.

Lleshaj: Ne nuk kemi ndërmend të aplikojmë standarde që janë aplikuar në vendin tonë në të kaluarën, kur ardhja e kryetarëve të rinj të bashkisë është shoqëruar me një lloj tërmeti administrativ.

Në mbledhje Lleshaj i njohu prefektët me lajmin se pushimet do t`i marrin vetëm pas datës 1shtator, pasi ata duhet të qëndrojnë në gatishmëri për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here