Lulzim Basha takim me qytetarët e qarkut të Shkodrës, ja axhenda e takimeve…

0
882

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do zhvillojë një sërë takimesh me qytetarët e qarkut të Shkodrës. Pas vendimit për të intensifikuar takimet me qytetarët edhe gjatë sezonit të verës, Basha do të jetë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Koplikut. Ndërkohë që axhenda e takimeve do vijojë edhe në orën 19:00 në qytetin e Shkodrës, ndërsa takimi do vijojë më pas në orën 20:00, takime me struktura dhe me qytetarët Vaut të Dejes.

“Kreu i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh. Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur Anton Kokaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here