Policia e Krujës njfton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ndëshkimi”, duke arrestuar dhe ndaluar 9 persona, ndërsa njëri u shpall në kërkim policor.
Uniformat blu të Krujës thanë se në këtë operacion janë sekuestruar armë dhe drogë.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke.
Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”
Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.
Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA – ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.
Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:
- B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.
- B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
- K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
- K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.
- I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
- P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.
U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.