Delina Ibrahimaj, është emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros, që qëndroi në detyrë vetëm 3 muaj dhe u lirua si pasojë e ngërçit te hetimi tatimor dhe evazionit fiskal.

Kush është drejtoresha e re? Delina Ibrahimaj që sot ka marrë drejtimin e Tatimeve në Shqipëri vjen nga INSTAT-i. Në vitin 2016 ajo u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Ibrahimaj mban gradën doktor në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe më pas kaloi në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore. Më pas u emërua në krye të INSTAT-it dhe sot mori drejtimin e institucionit të Tatimeve.

LEAVE A REPLY