Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Vrau shokun për borxhin 40 mijë euro, Gjykata e Shkodrës lë në...

Vrau shokun për borxhin 40 mijë euro, Gjykata e Shkodrës lë në burg Artan Koçeku

0
584

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në “arrest me burg” 29-vjeçarin Artan Koçeku, i arrestuar pak ditë më parë  për vrasjen e shokut të tij Angjelin Shkëmbi dy vjet më parë  për një borxh prej 40 mijë eurosh.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në momentin e arrestimit, në automjetin me të cilin udhëtonte Koçeku policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Në automjet së bashku me Koçekun ishte edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here