Basha për Haradinaj: Vuri atdheun mbi gjithçka

0
572

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se Ramush Haradinaj, vuri atdheun mbi gjithçka. Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Basha shkruan përmes një postimi në Twitter, se: ”Ramush Haradinaj është Kosova-Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”.

Postimi i plotë

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova-Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here