Friday, November 8, 2024
Home Politikë Çuçi: Prodhimet shqiptare po shiten edhe në Indi

Çuçi: Prodhimet shqiptare po shiten edhe në Indi

0
553

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi foli me gjuhën e shifrave për të prezantuar rritjen në sektorin e bujqësisë në krahasim me 6 mujorin e parë të 2018.

Ai tha se në gjysmën e parë të këtij viti është shënuar rritje prej 24.1% dhe peshën më të madhe të eksporteve e mbajnë perimet.

Çuçi: Në total sektori bujqësor ka një rritje me 24.1%. Grupi i perimeve ruan pozitat e kampionit në eksportin e prodhimeve tona bujqësore.

Sa i përket hartës së vendeve ku eksportohen prodhimet shqiptare, Çuçi tha se ajo po zgjerohet edhe jashtë BE.

Çuçi: Krahas vendeve të BE jemi zgjeruar edhe në tregje të reja të largëta, si India.

Lidhur me publikimin në media, ku rezultoi se në disa tregje pjepri kishte përmbajtje më të larta të substancave sesa norma e lejuar, ministri dhe këtë përgjigje.

Çuçi: Nuk është në mandatin e AKU që të marrë çdo shalqi dhe pjepër dhe ti vërë lodrën kineze dhe ti shesë shqiptarëve dëngla që po shiten këto ditë për hir të luftërave të pandershme tregtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here