Klevis Balliu: Akt patriotik i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

0
576

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka patur reagime edhe nga politika shqiptare. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky ishte një akt patriotik i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Ky është standardi prej LIDERI. ATDHEU MBI GJITHÇKA. Respekt dhe mirënjohje për Kryeministrin Haradinaj”, shkruan mes të tjerash Balliu.

Postimi i plotë i ish-deputeti Klevis Balliu: 

Një akt patriotik i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Thirrur nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj refuzon të shkojë si Kryeministër i Kosovës për të mos përlyer postin e kreut të qeverisë me këto çështje dhe jep dorëheqjen.

Ky është një akt patriotik por sigurisht një akt të tillë mund ta marrë vetëm një njeri i cili është i sigurtë në pafajësinë e tij, njësoj si të gjithë ne.

Ky është standardi prej LIDERI.
ATDHEU MBI GJITHÇKA

Respekt dhe mirënjohje për Kryeministrin Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here