Monday, December 9, 2019

Luan Rama: Ramush Haradinaj, përndryshe pesha e dinjitetit

117
0

Vlera e peshës së dinjitetit, e ka cilësuar zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, aktin e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga detyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në një status në Facebook, Luan Rama e cilëson doreheqjen e zotit Haradinaj akt civil prej burri shteti, që na meson të gjitheve se çfarë vlere të pamatë ka pesha e dinjitetit të emrit, por edhe e të qenit gjak e shpirt Haradinajsh.

Statusi i plotë i Luan Ramës

Ramush Haradinaj,

përndryshe pesha e dinjitetit.

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetarit të qeverisë.

“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitjen. Nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar, si Ramush Haradinaj.

Për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit, kam vendosur që është e drejtë të jap dorëheqjen”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë zoti Haradinaj, duke na u shfaqur edhe një herë ai që kemi njohur të gjithë; që prej kur në rradhët e UÇK-së së lavdishme u bë njëri nga komandantët e saj më trima, e kur pas çlirimit të Kosovë, në themelet e lirisë së të cilës është edhe një det gjaku Haradinajsh, u ballafaqua e dy herë e doli fitimtar në Gjykatën e Hagës!

Kësisoj Ramush Haradinaj, me aktin e vet civil e prej burri shteti, na mëson të gjithëve se çfarë vlere të pamatë ka pesha e dinjitetit të emrit, por edhe e të qenit gjak e shpirt Haradinajsh!

LEAVE A REPLY