Panariti tregon menyrat sesi te zbulojmë nëse perimet dhe frutat kanë ngjyrues sintetike

0
754

 

NGA EDMOND PANARITI

Si mund te zbulojmë, falsifikimin me ngjyrues sintetike te perimeve dhe frutave jashtë laboratorit në shtepi? .. Separi deshiroj te shpreh bindjen time jo thjesht si nje perceptim por edhe të provuar ne laborator se prodhimet tona te fermes (perime, fruta) janë pergjithesisht cilesore dhe te sigurta dhe duhen preferuar pa hezitim para atyre të importit.

Ndaj ketyre te fundit fatkeqësisht mbajmë një qendrim të nenshtruar, sepse ato vijnë te veshura me emra tregtare te famshem dhe me paketim “fancy”. Dhe ne importojmë jo pak nga keto perime fruta te freskëta, te thara apo te ngrira të cilat i gjen me shumicë në markete, dyqane lagjesh dhe tezga ambulante.. Por shpesh djalli “fshihet” aty madje edhe me kostum “Armani”…. Një menyre jo pak e perhapur në vendet ne zhvillim nga ku furnizohen me lende te pare edhe kompanitë prestigjioze, eshte ngjyrosja e frutave, perimeve,te thara, te ngrira apo te freskëta, salcave, erezave dhe me ngjyrues sintetike për të bere qe ato të duken terheqese dhe “te freskëta”.

Një nder ngjyruesit me te perdorur për te falsifikuar freskinë te perimet e gjelbra, eshte boja sintetike malakit grin (malachite green). Por jo rralle perdoren edhe erythrosin B dhe Sudan 1si bojra të kuqe. Keto jane lende kancerogjene qe blihen lire. Me to mund të ngjyrosen bizele, bishtaja, speca,etj, te cilat per shkak te zverdhjes nga qendrimi i gjatë ne ruajtje kanë nevojë për “make up” kozmetike (shih foto )…. Si tja bejme, si te mbrojmë veten dhe familjen? Separi laboratoret e AKU, te analizojnë pa hezitim produktet e importit pavarësisht nga marka (kostumi)që veshin dhe të dhe te na mbrojne nga falsifikimet. Analizat zyrtare me metoda te certifikuara janë të detyrueshme dhe te pa zevendesueshme.

Por megjithatë mos nguroni te mbrohemi edhe vete duke qenë me te vemendshem ndaj prodhimeve qe blejme duke zbatuar teste te thjeshta ne shtepi dhe te zbulojmë falsifikimin duke mbrojtur veten dhe familjen. Por cfare duhet? Thjesht nje gote me uje dhe nje tampon pambuku i njomur! Bizelet dhe zarzavatet e bojatisura e leshojne shpejt ngjyren ne uje, ndersa ato natyrale jo! Nje tampon pambuku i njomur me ujë dhe i ferkuar mbi lekuren e kastravecit, patates, specit ja u nxjerr shpejt bojen e falsifikimit. Prandaj harxhojini dy minuta para se ti konsumoni ato!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here