Dhjetra oficerë të policisë së shtetit italian u angazhuan në finalizimin e operacionit të koduar “Tunel”, që çoi në arrestimin e 13 personave, italianë dhe shqiptarë, pjesëë të një organizate kriminale, që trafikonte drogë.
Mediat fqinje shkruajnë se banda trafikonte dhe shiste drogë, asgjësonte armë dhe operonte në zonën e Messina.
Arrestime – Të arrestuar si rezultat i operacionit janë: Francesco Delia, 29-vjeç
Francesco Di Giovanni, 30-vjeç
Santino Di Pietro, 21-vjeç
Antonino Ieni, 59-vjeç
Francesco Maggio, 35-vjeç
Salvatore Micari, 34-vjeç
Domenico Pappalardo, 35 vjeç-vjeç
Cristian Restuccia, 27 vjeç
Andrea Caporlingua, 28 vjeç
Shqiptarët – Mizafer Binaj, 40 vjeç
Ajet Cepaj, 50 vjeç
Rito Mecaj, 57-vjeç
Ernard Hoxha, 35 vjeç
Hetimi nga ekipi nisi në maj 2017. Në shtator të po atij viti, policia kapi pothuajse 42 kilogramë marijuanë në tunelin hekurudhor të “Spadalarà”, në Bisconte. Në nëntor 2017, në makinën e një “bashkëpunëtori” u gjetën edhe 32 kilogramë marijuanë.
Sekuestro – Gjatë operacionit është bërë i mundur sekuestrimi i pasurive të Asd “Pool Planet”, një shoqatë sportive amatore, që tashmë operon në Messina.