Vritet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

0
1118

 

Mediat shqipfolëse raportojnë se është vrarë në mënyrë misterioze sot në mëngjes në Holandë, presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë Festim Lato.

Lato njihej edhe si Presidenti i Republikës së Çamërisë, ndërsa ka dyshime se atij i është bërë atentat në Holandë.

Në profilin e tij në Facebook shumë miq të tij i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.

Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për këtë ngjarje.

Siç thonë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë. Siç thuhet, vrasja mund të jetë bërë për arsye politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here