Shifra inkurajese/ Rritet me 11.3% numri i turistëve të huaj për muajin qershor

0
663

 

INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri  të huajt të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Numri i hyrjeve dhe daljeve të shqiptarëve dhe të huajve në muajin qershor dhe në gjashtëmujorin e parë të 2019-s  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar rritje të ndjeshme. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në qershor të 2019 janë regjistruar 1080464 hyrje shqiptarësh dhe të huajsh dhe është rritur me 18,4%  krahasuar me qershorin e 2018-s. Në periudhën e qershorit kanë rezultuar të hyjnë 630334 dhe është rritur me 27% në krahasim me qershorin e 2018-s.

Gjatë gjashtëmujorit të parë kanë hyrë në Shqipëri 2136952 të huaj dhe është rritur me 11,3%. Në gjashtëmujorin e parë hyrja e shtetasve zviceranë është rritur me 34.6%, kurse Polonia me 6,4%. Zviceranët janë shtetasit qe e preferojnë më shumë vendin tonë, që zënë 55,4% të hyrjeve në vend. Kurse Polonia është shteti që ka më pak hyrje të shtetasve të saj me 11,8%.

Sipas të dhënave të INSTAT të huajt e kanë preferuar shtetin shqiptar për pushime ose  pse arsye personal edhe trajtimi shëndetësor është më pak i preferuar në vendin tonë.

Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj: Janë larguar 459567 shqiptarë në muajin qershor dhe është rritur me 11,8%.  Janë larguar  644215 të huaj nga territoret shqiptare dhe është rritur me 33% në krahasim me shifrat e  një viti më parë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2019-s janë larguar 2656440 shqiptarë dhe është rritur me 10,9% në krahasim me gjashtëmujorin e vitit 2018.  Në bazë të të dhënave të INSTAT për muajin qershor ka më shumë dalje sesa hyrje të shqiptarëve, të cilët mund të preferojnë të jetojnë jashtë vendit, sesa në Shqipëri.

Shtetasit që kanë përdorur Shqipërinë si pikë kalimi  kanë  qenë 86650 gjatë periudhës janar-qershor dhe është rritur me 10,1% në krahasim më vitin paraardhës.

Të huajt dhe shqiptarët  preferojnë të lëvizin më shumë nëpërmjet kufijve tokësorë shqiptarë sesa kufijve ajrorë apo ujorë dhe kufijtë detarë janë më pak të përdorshëm.  Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2019-s nëpërmjet kufijve tokësorë kanë hyrë 3631038 shtetas dhe kanë dalë 3847290 të tjerë dhe ndryshimi është me 0,5% me vitin paraardhës.

Në kufijtë ajrorë gjatë gjashtëmujorit të parë  kanë hyrë 708660 shtetas dhe kanë dalë 698242, ndryshimi është me 0,7%. Shtetasit që kanë hyrë  nga kufijtë detarë gjatë gjashtëmujorit të parë  kanë qenë 261808 dhe kanë dalë 275379 shtetas dhe ndryshimi është 0,1%.

 

l.h/ dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here