Pavarësisht se artistët dhe qytetarët mundën të hyjnë brenda Teatrit Kombëtar, ka të tjera tensione.
Në këto momente protestuesit po përplasen me policinë. Raportohet për forca të shtuara të policisë në pjesën e jashtme të godinës së teatrit.
Gazetarja Anxhela Devole thotë se tensionet janë krijuar në momentin kur policia ka shkuar për të nxjerrë me forcë artistët nga godina.
Jashtë godinës protestuesit kanë hedhur edhe kapsolla.