Thursday, August 13, 2020

Meta: Shtyrja e konsensusit lojë, që“Ramaforma” të bëhej me kushtetutë

161
0

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta në intervistën për “Tempora” u pyet se nëse  nuk do të kishte qenë kandidatura e zonjës Marku për Prokurore të Përgjithshme të përkohshme në Parlament ekzistonte mundësia për një konsensus më të gjerë.

Pjesë nga intervista: 

Sonila Meco: T’ju kujtoj diçka zoti Meta, sepse ju përveç se kreu i shtetit, jeni një politikan me shumë përvojë. Jeni le të themi, i lindur politikisht me pluralizimin shqiptar apo jo?

Presidenti Meta: Diçka e tillë.

Sonila Meco: Diçka e tillë. Në rast se…

Presidenti Meta: Ndaj edhe është detyra ime ta mbroj pluralizimin, përveç anës institucionale.

Sonila Meco: Uroj me shpirt që të ndodhë kjo gjë! Në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Presidenti i Republikës është garanti i fundit i kësaj gjëje. Në rast se nuk do të kishte qenë kandidatura e zonjës Marku, ju mendoni se në Parlament do të kishte qenë një konsensus më i gjerë?

Presidenti Meta: Së pari unë nuk mendoj…

Sonila Meco: Apo është gjetur alibia për të bllokuar zgjedhjen me sukses të Prokurorit të Përgjithshëm?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se kjo është një çështje e zonjë Marku apo e zonjës Meçe, po themi, sepse dua të evitoj gjëra të tilla.

Sonila Meco: Emrash të përveçëm.

Presidenti Meta: …sepse edhe unë po të isha zgjedhur në atë mënyrë, do ta kisha shumë të vështirë ta bëja punën time në pavarësi të plotë. Edhe po të isha zgjedhur për shembull President i Republikës me 65 vota, nuk do të isha dot në këtë pozitë që kur ka një problem qeveria me interesin shtetëror apo me interesin publik, t’ia kthej. Unë ia kthej, sepse jam zgjedhur konform të gjitha rregullave dhe ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Falënderoj Partinë Socialiste dhe të gjithë deputetët që më zgjodhën President, por më kanë zgjedhur në mënyrën më të ligjshme dhe më kushtetuese që unë të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi të cilën kam vënë dorën. Dhe unë dorën e kam vënë mbi këtë Kushtetutë, që është edhe kushtetuta e 21-22 korrikut. Në rast se unë kam shkelur këtë Kushtetutë, jo shkelje të rëndë, por edhe shkeljen më të lehtë, unë mbaj çdo lloj përgjegjësie.

Sonila Meco: Zoti Meta, kur unë ju pyeta se kur nisi ‘Ramaforma”, ju thatë se nis që me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ose në vitin e parë jashtë kushtetues.

Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh dy gjëra, që të jemi shumë të sinqertë! Përpjekjet që kjo të ishte “Ramaformë” ishin që para konsensusit.

Sonila Meco: Më thoni, më konkretisht!

Presidenti Meta: Konsensusi u vonua, sepse kjo nuk duhet të ishte miratuar më 21-22 korrik. Duhet të ishte miratuar që katër-pesë muaj më parë, që kur erdhën rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias

Sonila Meco: Pra shtyrjen ju e shikoni si një përpjekje për ta kthyer reformën në një “Ramaformë”?

Presidenti Meta: Shtyrja ishte një lojë që gjoja këta po lodheshin shumë; vinin te unë, shkonin te Rama. Ky përpiqej shumë që Lulzimi me Saliun do votonin drejtësinë, andej këndej. Një rrëmujë e paparë dhe nuk po merrej vesh se ç’po ndodhte këtu. Kur gjëja ishte shumë e thjeshtë. Unë e kisha thënë gjithmonë: Hajdeni të mblidhemi ne këtu! Se në Kuvend do të miratohet, te zyra ime! Të vijë këtu edhe Lulzimi! Të vijë këtu edhe Saliu! Të vijë këtu edhe Edi! Ja edhe ambasadorët ku i kemi këtu! Rekomandime e Komisionit të Venecias ne i kemi të qarta se si janë apo jo? Dhe ta zgjidhim këtë punë! Nuk kemi përse ta shtyjmë kaq shumë. Këta shty e shty në mënyrë që të vendosesh Kuvendi dhe shumë deputetë në njëlloj presioni. E duan, s’e duan reformën! Do të marrin viza apo jo!

Sonila Meco: Ne i dimë edhe “sms-të” e ambasadës amerikane të dërguara në adresë të deputetëve të veçantë. Kanë qenë të qarta.

Presidenti Meta: Ndërkohë që mesazhi ka qenë mjaft i qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë të posaçme nga Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për LaëEnforcement, për Çështjet e Ligjit, që financon edhe OPDAT-in këtu, ambasadori Broënfield, që reforma të miratohet brenda korrikut. Dhe të miratohet me konsensus dhe vetëm me konsensus se ky është qëllimi. Të bëjmë një drejtësi të pavarur, etj. Këtu ju e dini se çfarë ndodhte dhe kjo bëhej që “Ramaforma” të bëhej me kushtetutë “Ramaformë”. Ajo është sot “Ramaformë”, por është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta është këtu dhe ngelet këtu.

Sonila Meco: Dje ju besoj se keni dëgjuar deklaratat e përfaqësuesve të rëndësishëm: të zotit Soreca, të zonjës Calavera, të së Ngarkuarës me Punë të ambasadës amerikane në Tiranë. Zoti Soreca ka kujtuar 42 milionë Eurot e hedhura për realizimin e reformës. Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e ka cilësuar një reformë të suksesshme deri në momentin që ka arritur dhe duhet çuar edhe më tej, patjetër. Dhe e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, madje është shprehur se ekzaktësisht fakti që ka pasur këto probleme, dhe këto vonesë, si dhe mungesë të kuorumit të gjykatave në Shqipëri, edhe asaj Kushtetuese dhe të Lartë, tregon në vetvete se vettingu funksionoidhe ishte i domosdoshëm. Pra ne nuk shohim asnjë rast nga përfaqësues të Bashkimit Europian, nga ONM-ja, nga ambasada amerikane, që të kenë këtë shqetësim që keni edhe ju, zoti President.

Presidenti Meta: Është çështje e tyre. Unë lexoj raportet e Departamentit të Shtetit edhe për çështjen e korrupsionit në Shqipëri, edhe për çështjen e krimit të organizuar, edhe për çështjen e drogës, e kështu me radhë. Shikoj edhe raportet e komisioneve europiane. Në rast se situata do të ishte kaq e suksesshme, të jeni të sigurt se ne do të na ishin hapur negociatat para një viti, para dy vitesh. Shpesh sot shumë njerëz thonë: Po ku shkoi ajo Kushtetuta që u bë me konsensus? Të paktën, unë them, të paktën, një rekomandim pozitiv për të çelur negociatat, kjo Kushtetutë ia dha Shqipërisë më 7 nëntor! Sepse vetëm konsensusi për miratimin e reformës ia dha këtë rekomandim pozitiv Shqipërisë. Unë shpresoj që kyrekomandim të kthehet në një vendim më 17-18 tetor! Po kam shumë dyshime serioze nëse kjo gjë do të ndodhë në rast se nuk reflektohet në drejtim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit në vend dhe të rikthimit të vendit në shinat e demokracisë.

Përsa u takon ndërkombëtarëve: Këtë Kushtetutë ne me kë e bëmë?A e bëmë me Komisionin e Venecias?

Sonila Meco: Po!

Presidenti Meta: A e bëmë me ambasadorin Lu? Dhe me OPDAT-in? A e bëmë me ambasadoren Vlahutin dhe me BE-në?

Sonila Meco: Po, dhe u realizua!

Presidenti Meta: A e bëmë edhe me të gjithë opozitën?

Sonila Meco: Po!

Presidenti Meta: Po zbatimin, jo me këtë Kushtetutë, por me atë Kushtetutën tjetër, kush e ka bërë? E ka bërë Presidenti apo ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta? E ka bërë opozita, se themi shpesh që i ka fajet opozita? Po a i dha votat e saj opozita për 140 votat? Sa janë votat e Partisë Socialiste në ato 140 votat më 21-22 korrik? 64, 65 vota janë! Votat e tjera ishin PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës. Përgjatë këtyre tre viteve si u zbatua kjo Kushtetutë? Nga 140 vota si përfundoi Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, që nuk ekziston në Kushtetutë, me 69 vota? Kur u ndërtua një proces për të thënë: Ore ne do të zgjedhim një Prokuror të Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm sipas frymës dhe standardeve të Kushtetutës, e cila e bën të qartë që nukmund të zgjidhet kurrë pa 84 vota? Si mundesh që përmes një ligji, të rrëzosh Kushtetutën?! Edhe më analfabeti në fushën e drejtësisë…

 

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY