Aksident në Tropojë, përplasen dy makina, një i plagosur

0
762

 

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në  kryqëzimin për në fshatin Begaj, Tropojë, ku janë përplasur automjeti tip “Golf”,  me drejtues shtetasin I.D., me automjetin tip “Pasat”,  me drejtues shtetasin G.K.

Si pasojë e aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit “Golf”, shtetasi I.D., ku po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here