Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë për të garantuar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.
Nga kontrollet zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Fier, Korçë, dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.
AKU raporton se:
– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Njesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash”, Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, (në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara).
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:
- Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
- U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.
– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Minimarket” Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues etj).
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:
- Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
- U bë bllokimi i produkteve të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Prodhim produktesh me bazë brumi” Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambjentet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)
Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:
- Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
- U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.