Në Dubai ekziston mundësia që të paguheni me 38,000 $ vetëm nëse gjeni një Lamborghini ose Ferrari të braktisur apo në varrezat e makinave.

Akomodimi juaj, fluturimet dhe madje edhe shpenzimet do të mbulohen si pjesë e punës.

Kompania londineze HushHush.com po u ofron entuziastëve të automobilave mundësinë e jetës për të gjurmuar super makinat e braktisura në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E gjitha bëhet për rimodelimin e tyre dhe për ri nxjerrje në shitje.

Së bashku me pagën personi me fat do të marrë gjithashtu një komision për çdo super-makinë që ri-shitet përmes faqes së internetit.

I quajtur “Amazon për milionerë”, HushHush.com u ofron milionerëve mundësinë për të blerë artikuj luksozë si jahte, ishuj dhe bizhuteri në internet.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

LEAVE A REPLY