Prej vitit 2021, biznesi në Shqipëri do të punojë me fatura elektronike, që do të mundësojnë krijimin e një platforme qarkullimi të transaksioneve ekonomike.
Kjo platformë do të mundësojë kryqëzimin e informacionit për shitjet e kryera jo vetëm te konsumatorët, por edhe veprimet mes bizneseve.
Projektligji i përgatitur nga ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të hidhet për konsultim publik në muajin gusht.
Projektigji për faturat elektronike do të mundësojë veç të tjerash edhe një luftë më efektive ndaj informalitetit.
Kontrolli elektronik i transaksioneve pritet ta bëjë më të lehtë zbulimin e evazionit, por edhe do të ulë nevojën për inspektime direkte në vend.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, gjatë një interpelenace me përfaqësues të biznesit, tha:
“Ne jemi duke përgatitur këtë javë draft ligjin për faturën elektronike i cili do të dalë në muajin gusht për konsultim publik.
E gjithë platforma e qarkullimit do të jetë elektronik e plotë për çdo faturë dhe artikull, duke na dhënë mundësinë neve të jemi efektivë dhe të shkojmë aty ku ndodh evazioni.
Për këtë proces jemi mbështetur nga një kompani kroate e cila e realizojë këtë proces para disa vitesh me sukses në Kroaci, me evidenca të shtuara të uljes së infomalitetit në ekonomi menjëherë pas implementimit të tij.”
j.l./ dita