Gjon Vata eshte shpallur per te katertin vit me radhe kampion kombetar i Belgjikes ne not, duke qene padyshim sportisti me i mire i ketij shteti dhe jo vetem. Shkodrani qe prej vitesh jeton ne Belgjike me familjen e tij, ne diten e pare te kampionatit kombetar qe u zhvillua sot, shkelqeu duke fitura medaljen e arte pavaresisht se kandidonte me kundershtar me te medhenj ne moshe. Kujtojme se Vata eshte edhe perfaqesues i kombetares Belge ne kampionatet europiane dhe boterore pasi kombetarja shqiptare ne kete sport nuk eshte formuar ende.

Por “dinastia” Vata ne Belgjike nuk mbaron me kaq, pasi vellai i Gjonit, Marku po shkelqen ne sportin e futbollit. Pavaresisht se eshte ne moshe te re, talenti i tij ne Belgjike ka terhequr vemendjen jo vetem te specialisteve te futbollit Belg por edhe Shqiptar. Marku eshte pjese e kombetareve te futbollit te te rinjve te Shqiperise.

 

 

LEAVE A REPLY