Tuesday, November 5, 2024
Home Politikë Meta kthen ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

Meta kthen ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

0
558

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’” me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji.

Ligji nr 42/2019 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’” u miratua më 4 korrik 2019.

Në arsyetimin e kthimit të ligjit, presidenti argumenton se nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit.

Nuk pyeten pronaret e trojeve

Neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar disa shtesa në nenin 48 të ligjit aktual nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar” të cilat rregullojnë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetëror ashtu dhe për investime me karater privat.

Presidenti i Republikës çmon se,neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

“Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra. Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik. 

Aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/vepra.

Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra.

Dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislacion që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhettë jenë të mirëmenduara, të qarta dhe të plota me qëllim që, aplikimi në praktikëtë mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë.

Me paqartësinë dhe dykuptimësinë që ka dispozita e nenit 8 të ligjit nr. 42/2019,  bëhet e pakuptueshme mbi mënyrën sesi ajo do të aplikohet në praktikë.Pikërisht kjo paqartësi dhe mungesë rregullimi prej ligjit, përbën cenim të parimit të sigurisë juridike. 

Gjithashtu nëse qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet këtyre ndryshime në ligj synojnë të rregullojnë ato çështje që kanë lindur, apo lidhen me rishikimin e kushtevetëlejesdhendryshimin e projektitgjatëndërtimitpër veprat ndërtimore të sipërmarrjeve publike, atëhëherë ky qëllim duhet të shprehet qartë dhe të parashikohet në mënyrë të plotë në dispozitën e propozuar për ndryshim, duke përmirësuar kështu përmbajtjen e saj thuhet ne argumentin e presidentit. 

Rreziku i keqperdorimit te fondeve publike

Presidenti i Republikës, vlerëson të domosodshme të theksojë se, ndërhyrjet në dispozitat e nenit 48 të ligjit nr. 107/2014, që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të projekteve ndërtimore publike gjatë fazës së zbatimit të tyre, “duhet të jenë në harmoni me kuadrin ligjor në fuqi të prokurimit publik dhe partneritetit publik privat në mënyrë që çdo ndryshim ligjor që bëhet dhe që ka si synim parashikimin me ligj të ndryshimit të projekteve për veprat publike infrastrukturore gjatë zbatimit të tyre, të mos devijojë nga zbatimi i kuadrit ligjor ekzistues, si dhe të garantojë ruajtjen dhe mirëpërdorimin e financave publike. Në këtë mënyrë çdo ndërhyrje në ligj nuk duhet të krijojë asnjë hapësirë për keqintepretim, gjë e cila mund të sjellë në praktikë keqpërdorim të fondeve publike e rrjedhimisht dhe cënim të interesit publik. Në këtë mënyrë çdo ndërhyrje në ligj nuk duhet të krijojë asnjë hapësirë për keqintepretim, gjë e cila mund të sjellë në praktikë keqpërdorim të fondeve publike e rrjedhimisht dhe cënim të interesit publik. “

Presidenti i Republikës vlerëson se është çasti që neni 8 i ligjit nr. 42/2019 duhet të rishikohet edhe një herë nga Kuvendi me qëllim përmirësimin, plotësimin dhe qartësimin tërësor të dispozitës ligjore, në mënyrë që aplikimi i saj jo vetëm të sigurojë një bazë ligjore të shëndoshë për organet publike, por të garantojë që të drejtat e pronësisë të shtetasve apo çdo e drejtë tjetër reale e lidhur me të, të mbrohet dhe të mos cenohet nga zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi ligjor.

Dekretoi dy ligje
Ndërkoi dekretoi

1 – Shpalljen e ligjit nr. 56/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”.

2- Shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here