Policia e Shtetit

Policia Kufitare dhe FNSH ju vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve, duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallë të mëdha.

Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndëhmën tuaj

Siguriajuajpriroritetijonë

LEAVE A REPLY