Presidenti Vladimir Putin është shfaqur sërish si personazh i filmave aksion në prag të Ditës kombëtare të Marinës Ruse. Kreu i shtetit lundroi me anije rreth 180 kilometra në ujërat e Gjirit të Finlandës për të inspektuar nga afër rrënojat e një nëndetëseje sovjetike.

Mjeti ujor u zbulua vetëm vitin e kaluar dhe mendohet se u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore si pasojë e kontaktit me një minë deti. Më herët ajo kishte shkatërruar tri anije gjermane dhe po përgatitej të kthehej në atdhe, por i gjithë ekuipazhi me 40 persona në bord mbeti i vdekur.

Batiskafi i presidentit dhe një ekip zhytësish që e shoqëronin atë u futën të shtunën rreth 50 metra nën det. Në nderim të viktimave të nëndetëses, ata vendosën një pllakë përkujtimore me emrat e mbishkruar të secilit pjesëtar. Pas ekspeditës në Detin Balltik, Putin kujtoi se operacione të tilla e ndihmojnë atë të kuptojë më mirë punët që kryejnë më mirë qytetarët rusë.

Vladimir Putin: “Në tokë ka shumë probleme, ndaj për t’i zbutur ato ndonjëherë na duhet të ngjitemi lart në qiell ose të zbresim poshtë nën det. Është detyra ime të vizitoj vendet ku dhe si punojnë qytetarët apo specialistët tanë, që të kuptoj se çfarë i shtyn të zgjedhin këtë rrugë në jetë.”

Putin drejton presidencën ruse prej vitit 2012, dhe më herët ka ndërmarrë disa udhëtime të ngjashme, qoftë duke pilotuar mjete lundruese ose avionë të ndryshme luftarakë.

Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e kontaktit me një minë deti.

Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e kontaktit me një minë deti.

 

 

LEAVE A REPLY