“Gjeniu” Mehmetaj-Cakajt: 50 vitet e komunizmit të Shqipërisë ku humbën?

0
622

 

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka publikuar një video mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në të cilën gjëkundi nuk përmendet fakti që komunizmi i quante armiq Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Në një shënim në facebook, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ndërsa i shtron disa pyetje Cakajt se si ka mundësi një harresë e tillë apo dashakeqësi:  “Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.

‘Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.

Çudirat vazhdojnë…’, shkruan Mehmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here