Të gjithë e dimë se konsumimi i alkoolit sjell pasoja negative për shëndetin tonë.
Por cilat janë efektet pozitive kur hiqni dorë fare nga konsumimi i tij për më shumë se një muaj?
– Funksionim më i mirë i trurit
Alkooli ngadalëson komunikimin mes neuronëve dhe neurotransmituesve në tru, që është rruga e cila komandon të gjithë funksionin e trupit. Dëmi që shkaktohet në tru është i madh dhe mund të dërgojë deri te zvogëlimi i qelizave të trurit, depresioni, ndërrime në disponim, gjum të dobët dhe varësi ndaj alkoolit.
– Një imunitet më i fortë
Alkooli dobëson sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë për trupin që të luftojë sëmundjet. Alkooli bën që qelizat e bardha të jenë më pak efektive në luftimin e bakterieve.
– Një mëlçi më e shëndetshme
Mëlçia është përgjegjëse për zbërthimin e lëngjeve. Kur zbërthehet alkooli ajo dërgon të gjitha mbetjet në gjak. Me kalimin e kohës trupi mbushet me këso toksina si dhe mëlçia fillon të mos funksionojë më si më parë. Gjithsesi mëlçia ka efekt rigjenerues, që do të thotë se nëse hiqni dorë për një kohë të gjatë nga alkooli ajo mund të shërohet vetvetiu.
– Një zemër më e fortë
Alkooli dëmton zemrën dhe dobëson muskujt e saj. Këto dëmtime mund të kenë si pasojë sulmet në zemër, hipertensionin, rrahjet e çrregullta të zemrës sëmundje të tjera të zemrës.
– Rrezik më i vogël nga kanceri
Alkooli stimulon qelizat e kancerit në trup. Heqja dorë nga alkooli dhe zgjedhja e pirjes së lëngjëve më të shëndetshme, ndihmon në luftimin e këtyre qelizave.