Patozi: Rilindja vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet

0
548

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka akuzuar sot PS-në se kanë manipuluar rezultatin për këshillin bashkiak të Durrës. “Rilindja vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet”, shkruan Patozi në facebook, ndërsa shton se deri para pak ditësh, partia e tij rezultonte me 2 këshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Postimi i plotë:

Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës

“RILINDJA” VJEDH VOTA EDHE KUR KANË MBARUAR ZGJEDHJET

Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës. Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet. Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet.

Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota.

Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.

Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama.

Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit.

Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit, si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here