Friday, April 19, 2024
Home Kronika Video intime me një minoren e shantazh, arrestohen 2 të rinj

Video intime me një minoren e shantazh, arrestohen 2 të rinj

0
798

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit numër 4 në kryeqytet pasi kanë filmuar një video në marrëdhënie intime me një 13-vjeçar dhe më pas e kanë shantazhuar.

Janë arrestuar shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Bledar Matja, 45 vjeç.

Dy të rinjtë pas videos së filmuar e kërcënonin minorenin se do ia publikonin në rrjetet sociale nëse nuk i ndihmonte që të grabisnin banesën e tezes së tij, ku ai kishte ardhur me pushime.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të tezës së të miturit, të cilës iu grabit banesa.

Ngjarja ka ndodhur në datën 28 korrik. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policët konstatuan se banesa ishte grabitur pa thyerje. Dhe pas verifikimeve u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13-vjeçari me inicialet. Pas marrjes së tij në pyetje u zbulua ngjarja e rëndë dhe u vunë në pranga dy të dyshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here