Vasili: Na kishte marrë malli për Ramën që nuk gënjen fare por thotë të vërtetat siç janë

0
509

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sjellë një video të Kryeministrit Edi Rama, në vitin 2000, në kohën që ishte ministër Kulture dhe fliste në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Përpos videos, Vasili shprehet se “Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk genjen fare që thotë të vërtetat siç janë. Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.”

Postimi i plotë i Vasilit

Na kishte marre malli per kete Edi Ramen objektiv, qe nuk genjen fare qe thote te vertetat sic jane.

Nuk e marr vesh pse u be me pas kaq genjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi kete njeri xhanem?
Kush e mori ne qafe?

Kush e meson qe te futet ne erresire?

Pse e shperdorojne naivitetin e tij saqe e bejne te duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, qe te rrojme e ta kujtojme te mirin Edi Rama qe e telendisi per dreq shoqeria e keqe!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here