Arrestohet një shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit në makinë iu gjet 10 kg kokainë me një vlerë prej 1 milionë eurosh.

Kur e ndaluan, ai iu tha se po kthehej nga Gjermania në Shqipëri. Kontrolli i makinës zbuloi se nuk kishte asnjë bagazh në makinën e tij ‘ VW Polo’ dhe këtu lindën dyshimet e para të karabinierëve të Veronas.

Më pas i riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte nisur të acarohej, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e policisë, që ka bërë shoqërimin e tij bashkë me makinën në kazermë ku u zbulua se kishte fshehur kokainë në makinën e tij.

Droga u gjet e fshehur në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit dhe ishte e ndarë në 10 pako nga 1 kilogramë secila dhe e mbështjellë me natriban.

Pas arrestimit të të riut shqiptar, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar organizatën për të cilën punonte ai.

LEAVE A REPLY