” Sa turp” Vasili: Pse nuk dënohen ata që na humbën 140 milion euro për Bechetin

0
519

 

Nënkrytari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas një inisiative të qeverisë për të kontrolluar për kupona tatimore bizneset në vend.

“Vazhdojnë edhe dërdëllitjet e gezuara të qeverisë për gjobat qe u kanë vënë bizneseve dhe mbylljen e disa prej tyre”, shkruna Vasili duke shtura, “por po këta derdellitsa histerike le tu tregojnë më parë shqiptarëve kush u dënua për 140 milione euro, që për shkak vetëm të qeverisë, shqiptaret duhet tja paguajne Francesco Becchetit”.

Ja postimi i plotë:

Kush janë dhe pse s’dënohen ata që na humbën 140 milion euro për Bechetin dhe na flasin për reformën në drejtësi???Sa turp.

Qeveria dërdellit gjithë ditën si triumfatore se zuri një lart e poshtë ndonjë kupon të padhënë për një kafe të pirë apo një shishe uje në në një bar kafe.

Vazhdojnë edhe dërdëllitjet e gezuara të qeverisë për gjobat qe u kanë vënë bizneseve dhe mbylljen e disa prej tyre.

I kuptuam të gjitha këto, kuptuam edhe zellin fushator për ta bërë këtë edhe zhurmën e llamarinave mediatike të porositura nga qeveria.

Por po këta derdellitsa histerike le tu tregojnë më parë shqiptarëve kush u dënua për 140 milione euro, që për shkak vetëm të qeverisë, shqiptaret duhet tja paguajne Francesco Becchetit.

Kush është fajtori me emër e mbiemër që shqiptarët duhet të paguajnë 140 milion euro për Becchetin?

Këtë e thonë dot këta të qeverisë?

Po për dhjetra gjyqe të tjere që po humben dhe të tjerë që janë duke u humbur dhe dhjetra milione euro që duhen humbur, kush është fajtori me emër e mbiemër e thonë dot këta?

Janë edhe dhjetra milionë të tjerë që janë paguar tashmë e po paguhen për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur e humb për shkak të veprimeve të saja mafioze.

Kanë ndonjë përgjigje nga këta të qeverisë se kush janë fajtorët me emra e mbiemra për këto qindra milionë euro apo dhjetra miliarda lekë që humben?

E kush i beson këta në këtë komedi kundër informalitetit kur informaliteti sa një mal është në krye të qeverisë.

Qeveria ju përlan shqiptarëve dhjetra miliardë kupona perditë me qindra milionë eurot e Becchetit, pastaj ben sikur lufton informalitetin me disa dhjetra kupona kafeje nëpër klubet e Shqipërisë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here