Siguria ushqimore ka qenë e vazhdon të mbetet një ndër problematikat kryesore në vendin tonë. Eksperiencat tregojnë se ende vazhdojnë të tregtohen e konsumohen produkte të skaduara, produkte të prodhuara e të tregtuara jashtë çdo standardi e kushti higjienik dhe konsumatorët vuajnë çdo ditë pasojat e këtij abuzimi.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, janë bllokuar nga AKU, 59 biznese , për shkak të kushteve kushteve të papërshtatshme  apo mos disponimit të licencës.

 “Në 6 mujorin e parë të vitit 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 59 biznese të cilat operonin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare ose duke mosdisponuar licencën përkatëse. Vetëm në sezonin turistik, kur është rritur dhe numri i inspektimeve dhe në bazë të planit turistik të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, janë bllokuar 10 biznese të cilat operonin në kushte të papërshtatshme dhe nuk dispononin licencën përkatëse”- u shpreh specialisti i AKU Mariglen Menkshi, per tv Report.

Rrugëve të Tiranës shohim shitës ambulantë, të cilët në trotuare, apo cepa rrugësh shesin perime apo fruta te ndryshme.

Po sa të sigurta janë këto ushqime që qytetarët blejnë dhe konsumojnë, ku pluhuri rrugës dhe ndotja i rrethojnë?!

Rreziku i ushqimeve që shiten në rrugë dhe qytetarët shpeshherë detyrohen ti blejnë, është i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë periudhës së verës edhe nën efektin e nxehtësisë ky rrezik rritet më shumë.

Për sa kohë vendi ynë do mbetet vetëm, në hapat e kontrollit rutinë, dhe nuk do bëjë përmirësime të theksuara, ndërhyrje në Kodin Penal, të gjithë ne do të vazhdojmë të jemi në një betejë të përditshme me ushqimet që konsumojmë….

 

l.h/ dita 

LEAVE A REPLY