Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Zhurmë e bori në rrugë, Policia thirrje dasmorëve: Bëni kujdes

Zhurmë e bori në rrugë, Policia thirrje dasmorëve: Bëni kujdes

0
1270

Policia Rrugore ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në rrugë, kryesisht në ato  zona ku fluksi i qytetarëve është i lartë me qëllim parandalimin e çdo fatkeqësie të mundshme

Me një porosi të veçantë, Policia Rrugore iu drejtohet qytetarëve, të cilët janë faktuar me foto dhe video se me karvanët e dasmave në zonat e banuara jo vetëm që shkelin ligjin duke përdorur boritë në mënyrë të nevojshme, por në të shumtën e rasteve kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve gjatë gjithë segmenteve ku ata lëvizin.

Apeli i Policisë drejtuar qytetarëve:

Këto ditë pushimesh shërbimet e Policisë Rrugore vazhdojnë të jenë të angazhuara, kryesisht në menaxhimin e trafikut në akset rrugore të vendit, sidomos në zonat turistike në afërsi të plazheve dhe zonat rrugore bregdetare. Me ndihmën e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, trafiku është përballuar duke mos krijuar bllokime dhe radhë të gjata. Ndërkohë që kemi vënë re shqetësime në mjaft raste, në të gjithë qendrat e banuara dhe në kryeqytet, pasi në këtë sezon shtohen karvanet me makina të  dasmoreve të përbërë nga mjete që qarkullojnë:

.Me shpejtesi të ulët duke penguar mjetet e tjera;

  • Pasagjerë që dalin nga dyert e mjeteve në mënyrë të hareshme, duke rrezikuar dukshëm sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në trafik;
  • Mjete që në mënyrë abuzive, krejtësisht të panevojshme përdorin sistemet zanore (boritë) duke shkelur ligjin dhe duke shqetësuar banoret me “ndotje zanore” të panevojshme;
  • Në mjaft raste janë vërejtur pasagjerë (dasmorë) në kamioncina ku ndodhet orkestra, të cilët qëndrojnë në këmbë në karroceri, ndërkohë që mjeti është në lëzizje dhe çdo frenim i mjetit sjell rrëzimin e tyre;
  • Shumicën e rasteve, nga mjetet e dasmorëve janë evidentuar drejtues që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë;

Shërbimet e Policisë Rrugore ftojnë qytetarët që të sillen dhe të festojnë në mënyrë të përgjegjshme në rrugë, si drejtuesit e  mjeteve ashtu  dhe pasagjerët. Edhe në të tilla raste siguria e tyre është prioritet i shërbimit të Policisë Rrugore, ndaj nuk do të tolerohen sjellje që cenojnë dukshëm standardin e sigurisë rrugore.

Policia Rrugore ka filozofinë e policimit në  bashkëpunim me komunitetin rrugor dhe në këtë kuadër  mirëpresim çdo foto dhe video të rasteve të tilla abuzimi në rrugë nga karvanët e makinave të  dasmorëve, me qëllim marrjen e masave administrative në përputhje me normat e Kodit Rrugor, duke kontribuuar  në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Dasmat janë momentet më të spikatura dhe të bukura për njerëzit. Le të sillemi në mënyrën e duhur që ato të mbeten të tilla!

Siguria rrugore është e para ! 👮♂🚔

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here