Në 8 muaj, 1000 shqiptarëve ju refuzua azili në BE

0
657

Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj, thotë se janë shtuar masat për shqiptarët që tentojnë të kalojnë në kufi për të kërkuar azil. Sipas tij, prej 1 janarit të këtij viti e deri më sot, 1000 shqiptarë janë refuzuar të kalojnë kufirin.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kushteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas”, tha Merkaj.

Në fund ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi Shqipëria futet në në listën e shteteve të sigurta, çka do të thotë se shanset për ë përfituar azil janë zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here