Monday, August 26, 2019

Kukësi destinacion turistik, emigrantët sjellin në qytet turistë të huaj

105
0

Edhe pse nuk bregdet Kukësi është nëj qytet i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve me kulturën dhe traditën e lashtë. Emigrantët e këtij qyteti përveç se kthehen në vendlindje kanë sjellë në këtë qytet edhe miq të tyre tyre të huaj të cilët po e preferojnë gjithmonë e më shumë këtë qytet.

Edhe pse vëmendja kryesore e sezonit veror është bregdeti, Kukësi nuk ngel pas me vizitorë të shpeshtë. Kjo falë edhe emigrantëve kuksianë ,të cilët  gjithnjë e më shumë po ndihmojnë në promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor në vendlindjen e tyre.

Këtë mision kishin edhe dy motrat Zhaneta  dhe Erestina Muçmata, nga Shtiqni i Kukësit. Prej 15 vitesh jetojnë në Itali dhe çdo verë vijnë në vendlindje për pushime. këtë verë  motrat erdhën me shoqërinë e tyre nga Italia,me qëllim që ti njohin ata me vendlindjen, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

E destinacioni i parë turistik ishte muzeu etnografik i Kukësit. Veshjet popullore  dhe etnografia të trevës iu janë dukur mrekulli. Ato kanë dëgjuar për historinë e këtij vendi te vogël i rrethuar nga Mali i Gjalicës dhe Liqeni i Kukësit.

Natën e së premtes motrat bashkë me miqtë nga Italia do të jenë pjesë e festimeve të Gjallicës. Kjo është festa pagane e Shtiqnit që kremtohet çdo  Gusht. Aty do të takojnë të tjerë emigrantë që kthehen posaçërisht për këtë festë. Gjallica është mali i katërt në Shqipëri për nga lartësia, pas Korabit Jezercës dhe Gramozit. I ka të gjitha brezat natyrorë të biodiversitetit e me ujë të bollshëm thuajse për çdo kilometër.

LEAVE A REPLY