Një zënkë mes fëmijëve në këndin e lojërave se kush do të ulej i pari në shilarëse ka degjeneruar në sherr mes prindërve. Ngjarja në fjalë që ndodhi në Carcare të Italisë, ka përfshirë 4 familje shqiptare. Siç raportojnë mediat italiane, gjithçka ka nisur ditën e premte, ku fëmijët ishin zënë mes tyre për radhën, debat që më pas janë përfshirë edhe prindërit e tyre.
Situata është agravuar akoma më shumë kur 3 shqiptarë, ditën e nesërme i kanë zënë ‘pritë’ bashkatdhetarit të tyre në një lokal dhe kanë nisur ta qëllojnë me grushte e shkelma.
Për pasojë ata janë arrestuar nga policia, ndërsa personi i plagosur përfundoi në spital, ndërsa sipas mjekëve do i duhet 30 ditë për t’u shëruar.