Shkodër, plagoset me thikë 38-vjeçari

0
1743

 

Mbërrin i plagosur një shtetas në spitalin e Shkodërs. V.Sh është goditur me thike në lagjen Mark Lula.
Policia mbërrin në vendngjarje, nuk dihen ende shkaqet. Mësohet se shtetasi në fjalë ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin e autorëve.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here