Monday, August 26, 2019

Do udhëtonte drejt Britanisë, shqiptari kapet me dokumente falso

196
0

Shqiptari synonte të udhëtonte në Britani të Madhe, por gjatë kontrollit nga zyra e Policisë Kufitare Rimini iu evidentuan dokumentet false.

Ndalimi i tij u bë më dy ditë më parë (10 gusht 2019) rreth orës 7.30.

Shqiptari me iniciale H.F, 34-vjeç, iu nënshtrua kontrollit të pasaportës.

Ai tregoi tre dokumente greke (një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patentë shoferi), që pas verifikimeve dolën se ishin të falsifikuara.

Kështu, prej 10 gushtit shqiptari H.F u arrestua dhe  sot iu dha dënimi me burg.

Shqiptari u vu menjëherë në dispozicion të Zyrës së Emigracionit në Questura për dëbimin nga territori italian.

LEAVE A REPLY