Vasili citon Churchill: Socializmi filozofi dështimi…

0
496

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se vendi ka nevojë për një Integrim Europian që do të sjellë begati dhe jo për një socializëm që çdo ditë e më shumë thotë ai, ka sjellë varfëri dhe se Rilindja po shkatërron shtetin ligjor. Vasili përmend fjalët e filozofit Churchill, i cili ka thënë se: “Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”.

Postimi i plotë

Na duhet nje integrim europian i shpejte dhe qe çon ne nje kapitalizem te qendrueshem, konkurues e qe sjell begati dhe kurren e kurres nuk na duhet socializmi i neveritshem i rilindjes qe sjell mizerje, varferi dhe autoritarizem qe shkaterron shtetin ligjor dhe lirine e individit.

Gjithshça, qe rilindja ben e thote eshte thjesht nje deshtim me i rende se sa ai i nje dite me pare, nje dite mjerimi me shume dhe nje psheretime skamjeje me e dhimbshme dhe akoma me dramatike se sa ajo qe kemi lene pas.

Lexojeni ç’thote Çurçilli i madh dhe alarmohuni per ate qe po ndodh ne Shqiperi. “Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”. Uinston Çurçill

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here