I nxehti, shënohet viktima e parë në Shqipëri

0
791

 

Është shënuar viktima e parë nga i nxehti në vendin tonë.

Një i 66-vjeçar është është gjendur i pajetë, ku dyshimet e para janë se ka vdekur nga temperaturat e larta. Trupi i viktimës nuk kishte shenja dhune, në momentin që është gjetur nga ana e banorëve të zonës.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për të ndjerin Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.

Viktima është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës rreth dy kilometra larg Stjarit.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar, dhe mesa duket prej vapës janë shtuar dhe komplikacionet shëndetësore të tij.koh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here