Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Vdekja e Gjergj Xhuvanit, Meta: Humbje e madhe për artin dhe kinematografinë...

Vdekja e Gjergj Xhuvanit, Meta: Humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare

0
684

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Xhuvani për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Në mesazhin ngushëllues, kreu i shtetit shqiptar, tha se vdekja e Gjergj Xhuvanit është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

Mesazhi ngushëllues i Presidentit Meta

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here