Irlanda e shqetësuar nga azilantët shqiptarë

0
671

Jo vetëm në Francë dhe në Gjermani por shqiptarët kërkojnë azil edhe në Irlandë. Numri i personave që kërkojnë azil në Irlandë është rritur më shumë se një të tretën në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2018. Departamenti irlandez i Drejtësisë, shprehet i shqetësuar pasi numri më i madh i këtyre kërkesave kanë ardhur nga vende të cilat klasifikohen si “të sigurta” nga Kombet e Bashkuara.

Rreth 41 përqind e kërkesave për azil në pjesën e parë të këtij viti kanë ardhur nga shqiptarët, gjeorgjianët dhe afrikano jugorët. Irlanda i shikon këto vende si të sigurta dhe me demokraci të stabilizuara. Më tej “Irish Times” shkruan se “azilkërkuesit nga këto vende kanë shumë pak mundësi që të qëndrojnë në Irlandë”. Numrin më të lartë të aplikimeve për azil, Irlanda e ka patur në vitin 2002 me 11.634 kërkesa. Më pas, kërkesat ranë duke shkuar në 943 të tilla në vitin 2013.

Media irlandeze thekson se rritja e aplikimeve për azil vjen në një kohë kur sistemi e ka të pamundur që t’u ofrojë akomodim të sigurt të gjithëve. “Numri në rritje i aplikuesve nga vende që konsiderohen të sigurta në orgjinë nga OKB është shqetësuese”, tha një zëdhënës i departamentit të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here