Friday, November 8, 2024
Home Politikë Basha: Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. Takon Kryemadhin

Basha: Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. Takon Kryemadhin

0
534

“Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën” kështu shkruan kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim në facebook.

Basha thotë se Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë krahasuar me kryeministrin aktual  të cilin e quan ” kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare”

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”  shkruan Basha.

Ndërkohë paraditen e sotme pati një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të rakorduar aksionin opozitar. Takimi u mbajt në seline e PD-se.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here