Shembja e skelës, Vasili: Ja disa të vërteta të mëdha të qeveris

0
578

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur ngushëllimet e thella për dy punëtorët që humbën tragjikisht jetën ditën e djeshme dhe tre të tjerët që u plagosën, pas shembjes së skelës në punimet e një pallati 13 katësh në rrugën “Faik Konica”.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka thënë në një dalje për media se një ditë pas kësaj ngjarjeje tragjike është koha për të treguar disa të vërteta tragjike të kësaj qeverie.

Sipas tij, askush nga mazhoranca nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje tragjike dhe aq më tepër të marrin guximin e të shkojnë për të vizituar në spital të plagosurit.

 

“Dje në mes të Tiranës ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, një aksident nga më tragjikët në punë, i cili ka shkaktuar vdekjen e dy qytetarëve dhe plagosur tre të tjerë, që ndodhen në spital. Shprehim ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve të ndershëm, që humbën jetën duke punuar për të nxjerrë me djersën e ballit bukën e familjeve të tyre dhe atyre që po luftojnë për shëndetin e tyre.

Por, sot pas një ngjarjeje kaq tragjike, po shkëmbejmë disa të vërteta të mëdha. E gjithë qeveria nuk ka shpenzuar një fjalë të vetme për këta burra që humbën jetën, thjesht dhe vetëm për të nxjerrë bukën e gojës, duke punuar në kushte rreziku, që iu morën jetën. Pikërisht kjo qeveri, që ka qarë për një kërpudhë, që u morë me muaj për plagosje majë gishtash të një policeje, sot nuk kanë thënë asnjë fjalë për këta qytetarë.

Asnjë nuk shkon të vizitojë ata që ndodhen në spital. Sot këta njerëz zëre se nuk ekzistojnë për ta. Kemi përballë një shtet të pamëshirshëm, katil, të poshtër, që nuk do të dijë për qytetarin e zakonshëm. Ndaj, kurrë nuk duhet të na zërë gjumi se çfarë shteti kemi”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here